Të dielën u mbajt seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për Jelena Gjukanoviq, që dyshohet për veprën penale “spiunazh”.
Masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarën, e ka njoftuar Gjykata Themelore në Prishtinë.
"Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse e pandehura lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si është kryer vepra penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale. Gjykata po ashtu vlerësoj se nëse e pandehura lihet në liri, e njëjta mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejnë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda", thuhet në njoftim.
Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh, e cila u ndalua për 48 orë nga prokuroria.
Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.
Përfundon seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarës për spiunazh
Ka përfunduar seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, pas tre orësh, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën për spiunazh, Jelena Gjukanoviq.
Avokati i të dyshuarës, Predra Milkoviq nuk dëshiroi që të prononcohet për media, ndërsa rreth vendimit të gjykatës do të njoftohet gjatë ditës.
Gjukanoviq u arrestua më 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh, e cila u ndalua për 48 orë nga prokuroria.
Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.
E dyshuara për spiunazh sillet në Pallatin e Drejtësisë
E dyshuara për spiunazh Jelena Gjukanoviq është sjellë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë ku pritet të fillojë së shpejti seanca dëgjimore lidhur me caktimin e masës së sigurisë. Brenda gjykatës kanë hyrë edhe prokurori special Bekim Kodraliu dhe mbrojtësi i të dyshuarës Gjukanoviq, avokati Predrag Milkoviq.
Gjukanoviq u arrestua në rajonin e Mitrovicës nën dyshimin për spiunazh më 28 shkurt.
Ajo ishte ndaluar për 48 orë. U krye edhe bastisje në banesën e të dyshuarës.
Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës - Drejtorinë Kundër Terrorizmit dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person, për shkak të dyshimit të bazuar, se në bashkëkryerje e ka kryer veprën penale “Spiunazhi”, nga neni 124 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”, u tha nga Prokuroria Speciale.