Analisti Shkëlzen Gashi i ka konsideruar “thika pas shpine” ndaj kryeministrit Albin Kurti deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka deklaruar se në kuvendin e përbashkët që u mbajt të premten (20 dhjetor), Rama e goditi Kurtin duke dashur të mbrojë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kurtit s’mund t’i gjuhesh për Gjykatën Speciale, e kundërshtimi i saj pas arrestimit të këtyre që pranuan se kanë kërcënuar dëshmitarë, është ndërhyrje në drejtësi dhe ka kundërefekt...Kurti kur foli, foli vetëm për arritjet e bashkëpunimet dhe i injoroi komplet këto dy thika pas shpine. Njëra ishte themelo asociacionin dhe bëja një favor Vuçiqit dhe dil kundër Gjykatës Speciale, bëja një favor Thaçit...”, ka thënë Gashi të dielën në podcastin “Rrjedha” në Kohavision
Ai ka deklaruar se kryeministri Rama foli për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Kuvend, por sipas tij, atij nuk i intereson UÇK-ja.
“A beson se Edi Ramës nuk i intereson aspak për ata katër në Hagë, Atij i intereson se projekti për t'u ndarë Kosova, demarkimi që i bjen ndarja, në mënyrë që kjo pjesa tjetër të bashkohet me Shqipërinë, që ai më pas të jetë Ismail Qemali...Atij s’i intereson për UÇK-në. Sikur t’i interesonte, do të shihnim shkrime të tij, fjalime, aktiviteteve e protesta në vitet 1998-1999. S’i intereson absolutisht”, ka shtuar tutje Gashi.