Rreth dy orë po presin qytetarët për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikës kufitare të Merdarit.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar të enjten se kolona e krijuar në këtë pikë kufitare është rreth 800 metra, derisa kolona ka edhe në disa pika të tjera.
Pritjet te Dheu i Bardhë janë rreth njëorëshe, e gjysmë ore në Jarinjë.