Arbëri

Diell e vranët sot në Kosovë

Moti në Kosovë

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara do të ketë të mërkurën në Kosovë.

Siç ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14 dhe 17 gradë celsius.

Maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 20 deri 24 gradë celsius.

Ulja e temperaturave u shoqërua me stuhinë që kaloi të martën në rajon. Në Kosovë pati dëme materiale, ndërsa shtete të tjera në Ballkan u goditën më rëndë. Në Mal të Zi u raportua për dy të vdekur.