Arbëri

Diell e vranësira sot në Kosovë

mot i vranët

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara, e të cilat mund të sjellin riga lokale shiu pritet të mbajë sot në Kosovë (25 mars).

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë celsius, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

Maksimalet do të mbërrijnë deri në 18 gradë celsius.

Do të jetë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.