Arbëri

Dështon shqyrtimi fillestar ndaj dy të akuzuarve për krime lufte në Vushtrri

Dy të akuzuar për krime lufte në Vushtrri dalin para gjykatës

Ka dështuar shqyrtimi fillestar ndaj dy të akuzuarve për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë në Gjykatën Themelore në Prishtinë të enjten.

Gjykata ka konstatuar se mbrojtja nuk është pajisur me shkresat e lëndës.

Gjyqtari Lutfi Shala ka thënë se Prokuroria Speciale është e obliguar që t'i pajisë avokatët me të gjitha provat brenda shtatë ditësh.

Seanca është shtyrë për 11 qershor.

Dragan Miloviq e Zoran Kostiq, të akuzuar për krime lufte në rajonin e Vushtrrisë, akuzohen ndër të tjera edhe për vrasje në Reznik. 

Prokuroria Speciale i ka ngritur aktakuzë atyre më 15 maj.