Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar seanca të mbahet seanca e parë në gjykimin ndaj ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq të akuzuar për krime lufte në Kosovës.
Seanca nuk është mbajtur për shkak se Prokuroria nuk ua ka ofruar as aktakuzën e as provat të pandehurve. Për këtë arsyes trupi gjykues ka konsideruar që nuk ka kushte për mbajtjen e seancës fillestare.
Prokuroria Speciale e Kosovës ata i ngarkon me krime lufte, konkretisht vrasje, torturë, trajtim çnjerëzore, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masive dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën e Istogut.
Pantiq gjatë 1998-1999 ishte kryeshef i Stacionit Policor në Istog.
“Me datë 29.08.1998, në fshatin Shushicë, Komuna e Istogut, forcat policor serbe nën udhëheqjen e të pandehurit Pantiq, rreth orës 6:00 të mëngjesit, përderisa anëtarët e familjes Salihaj ishin në shtëpinë e tyre, kanë vërejtur se po digjej sana dhe me të dal në oborr për të parë se çfarë po ndodhte, kanë vërejt se ishin të rrethuar nga pjesëtarë të policisë serbe të Stacionit Policor në Istog, të cilit ishin të armatosur me armë të gjata dhe autoblinda, të cilët menjëherë hapen zjarr në drejtim të shtëpisë së të dëmtuarit Isa Salihaj dhe nga këto të shtëna armësh mbetën të plagosur shumë persona dhe u vranë nëntë (9) anëtarët e familjes Salihaj, kurse gratë dhe fëmijët i detyruan të largoheshin nga shtëpia, mirëpo viktima Fatime Salihaj refuzoi të largohej nga trupi i pajete i djalit të saj Hysniut dhe qëndroi në shtëpi, kruse në mbrëmje policia u dha urdhër që trupat e viktimave të varrosen gjë që ndodhi me datë 30.08.1998 kur trupat e viktimave (1) Isa Salihaj, (2) Shaban Salihaj, (3) Arben Salihaj, (4) Hysni Salihaj, (5) Hysen Salihaj, (6) Milaim Salihaj, (7) Abedin Salihaj, (8) Nazmi Gashi (nip i familjes Salihaj) u varrosen në varrezat e fshatit ndërsa për fatin e Fatime Salihaj nuk u kuptua deri kur trupi i saj i pa jetë është gjetur në fshatin Padalishtë”, thuhet në aktakuzë.
Në një paragraf tjetër të aktit akuzues thuhet se Pantiq u përfshi edhe në vrasjen e 14 civilëve të tjerë shqiptarë, viktima më e re ishte Lindihana Lipaj 13-vejcare, e më i vjetri Sali Zeqiraj 85-vjecar. Trupet e tyre u gjetën në qershor të 1999-ës në një bunar.
E polici tjetër, Zharko Zariq akuzohet, që në bashkë kryerje, ka marrë pjesë në vrasjen e 7 civilëve.
“Në muajin Mars të vitit 1999, në fshatin Lubozhdë, forcat policor serbe ku bënte pjesë edhe i pandehuri Zharko Zariq e sulmojnë Lagjen ‘’Pepaj’’ ashtu që fillimisht shkojnë tek shtëpia e Isa Pepaj të cilit i thonë që ti njoftoj banorët se për 3-4 orë ti lëshojnë shtëpitë e tyre, ashtu që banoret u detyruan që të largohen nga shtëpitë dhe të shkojnë në drejtim të fshatit Studenicë, kurse Arif Pepaj kishte mbetur në shtëpi mirëpo pas 2-3 javësh ishte larguar nga shtëpi dhe ju kishte bashkuar familjarëve të tjerë që po qëndronin në fshatin Studencië dhe aty u kishte treguar se derisa po qëndronte në shtëpi me Isan dhe Ganiun, i pandehuri Zharko Zariq së bashkë me disa policë të tjerë kishte shkuar aty, fillimisht i kshte nxjerr nga shtëpia në oborr Arifin dhe Isën kurse Ganiu kishte mbetur brenda në shtëpi, pastaj i pandehur Zharko me policët e tjerë kishin hyrë brenda në shtëpi dhe në dhomën ku po qëndronte Ganiu e kishin vrarë dhe kanë dal nga shtëpia duke u larguar, kurse Arifi dhe Isa ishin kthyer brenda në shtëpi dhe në atë moment e kishin parë Ganiun të vrarë dhe të prerë në fyt, e kishte vrarë dhe prerë në fyte viktimën Gani Pepaj, ndërsa të pandehurit ishin larguar duke shkuar shtëpi për shtëpi, duke kontrolluar e më pastaj duke i vënë flakën secilës shtëpi, me ç’rast nga ky aksion i forcave serbe kishin mbetur të vrarë: (1) Arif (Arif) Pepaj, (2) Gani ( Arif) Pepaj, (3) Arif (Faik) Pepaj, (4) Bajram (Nazmi ) Dautaj, (7) një femër e moshuar e familjes Qetin”, thuhet në aktakuzë.