Ka dështuar të mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku parashihej si pikë Plani Zhvillimor Komunal. Ajo nuk u mbajt në mungesë kuorumi.
21 asamblistë ishin të pranishëm në sallë.
Kryesuesi i seancës, Ajet Brajshori, ka thënë se seanca e sotme nuk ka pasur të bëjë me miratimit e Planit Zhvillimor.
Më 29 prill është thirrur seanca tjetër.
