Arbëri

Dështojnë dy komisione hetimore për shkak të kuorumit

Komisioni Hetimor

Foto: Driton Paçarada

Në mungesë të kuorumit, Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka dështuar të mbahet të mërkurën. Në sallën ku po mbahej mbledhja ishin të pranishëm vetëm pesë deputetë, tre prej të cilëve të partisë në pushtet.

Mbledhja është shtyrë për t’u mbajtur në shtator, pasi gjatë gushtit deputetëve shkojnë në pushim.

Mbledhja ka dështuar edhe në Komisionin Hetimor për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD). Opozita aty e ka braktisur mbledhjen.