Pas ndërprerjes së dëshmisë së Sokol Dobrunës, në Hagë ka filluar të dëshmojë një dëshmitar i mbrojtur.
Dëshmitari i mbrojtur betimin e dha në gjuhën shqipe, e shumica e dëshmisë së tij po jepet në seancë të mbyllur.
Prokurori Cezary Michalczuk e dha një përmbledhje të shkurtër lidhur me dëshmitarin.
“Në 1999 dëshmitari (W04500) u arrestua nga anëtarë të armatosur të UÇK-së dhe u dërgua në një vend ndalimi ku është marrë në pyetje dhe është rrahur. Është mbajtur i ndaluar me disa persona të tjerë dhe më pas është zhvendosur me disa prej tyre në një vend të dytë ndalimi. Dëshmitari (Ë04500) u lirua pas rreth një muaji në ambientet e ndalimit”, ka deklaruar ai.