Shumë mbetje mortore vazhdojnë të jenë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Këtë shqetësim e ka ngritur udhëheqësi i Qendrës Burimore për Persona të Zhdukur, Bajram Qerkini, raporton KTV.
Qerkini kërkoi sqarime se përse këto mbetje mortore nuk po u dorëzohen familjarëve.
Për këtë, përgjigje dha drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu.
Gjatë periudhës janar-shtator të këtij viti, Gërxhaliu ka thënë se në 27 lokacione të ndryshme kanë kryer gërmime, por nuk ka pasur rezultate.
Ndërkaq, deri në fund të këtij viti, janë paralajmëruar edhe 5 gërmime të reja, në Kosovë e në Serbi.
Në Kosovë ende nuk dihet për fatin e më shumë se 1,600 personave të zhdukur.