Mot me diell edhe shumë i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
“Meteo Kosova” ka njoftuar se gjatë ditës do të shënohen temperaturat më të larta të javës.
Ato minimale do të lëvizin prej 9 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet prej 25 deri në 29 gradë Celsius.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25 km/h.