Arbëri

Deri më tani janë regjistruar 1,204,560 qytetarë në Kosovë

Avni Kastrati - ASK

Foto: EO

Deri më tani në janë regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë në Kosovë janë regjistruar 1 milionë e 204 mijë e 560 qytetarë. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) regjistrimi është duke shkuar sipas planit. 

Në një konferencë për media të mbajtur të martën, ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, ka thënë se kanë mbetur edhe pak takime deri tek të dhënat preliminare.

“Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Kastrati.

Ai ka deklaruar se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq. 
Kastrati ka thënë se po shpresojnë për angazhim më të madh.

Sa i përket kualitetit të të dhënave, Kastrati ka thënë se janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat.

“Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vet sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për tu përgëzuar pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë Kastrati.

Kastrati ka deklaruar se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundoj i suksesshëm.

Idris Shala nga ASK ka thënë se disa pres serbëve në veri po hezitojnë të regjistrohen. 

“Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1,204,560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë Shala. /EO