Është dënuar sulmi që zyrtari i partisë në pushtet, Lëvizja Vetevendosje, Faruk Mujka, ka bërë ndaj KTV-së dhe gazetares Mimoza Koprani-Muçaj, i cili e krahasoi mediumin dhe gazetaren me mediat e kontrolluara nga shteti i Rusisë.
Ndaj gjuhës së Mujkës ka reaguar edhe
në një reagim ku e ka dënuar gjuhën linçuese të Mujkës kundër gazetares së KTV-së, Mimoza Koprani Muçaj.“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin që kryeshefi ekzekutiv i “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka ka bërë kundër gazetares, Mimoza Koprani Muçaj, autore e emisionit Konfront në KTV. Duke reaguar për pyetjet e gazetares në intervistë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Mujka mes tjerash e ka quajtur zhvillimin e pyetjeve si diçka 'skajshmërisht e poshtër dhe keqpërdorim ekstrem i mediumit publik me qëllim të përhapjes së gënjeshtrave dhe denigrimin e personave që ju pengojnë qëllimeve të tyre, pra qëllimeve të grupit të Stanishiqit'”, thuhet në reagim.
“Ish-zyrtari i Vetëvendosjes e ka krahasuar televizionin KTV me Sputnikun dhe Russia Today, makina propaganduese të regjimit të Putinit. AGK-ja konsideron se kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme ndaj gazetares dhe mediumit ku punon ajo. Mujka dhe zyrtarë të tjerë publikë duhet të ballafaqohen me të gjitha pyetjet që ngriten për interesin e publikut dhe të ndalojnë së përdoruri gjuhë denigruese”, thuhet tutje në reagimin e AGK-së.
Juristja e medias Flutura Kusari ka thënë se krahasimi i Mujkës është i paparanueshem dhe i rrezikshëm.
“Platformat (qëllimisht nuk po iu referohem si media) Sputnik dhe Russia Today janë aq të rrezikshme sa që Bashkimi Evropian i ka ndalu me vendim dhe në shumicën e Europës nuk janë të qasshme. Krahasimi i KTV-së dhe emisionit të moderatores profesionale Mimoza Koprani Muçaj me këto platforma nga anëtari i VV Faruk Mujka është i papranueshëm dhe e rrezikshëm. Ai duhet ta fshijë statusin dhe të kërkojë falje”,
.Ajo ka thënë se Mujka është motivuar nga kryeministri Albin Kurti.
“Mujka sigurisht që është motivuar nga kryeministri Kurti i cili deri më tani sulmet ndaj mediave nuk i ka bërë direkt por përmes partisë dhe veglave të vyshme të tij. Mirëpo, tash ka kalu në nivel tjetër duke ndryshu qasjen dhe duke i sulmuar ai vetë mediat, gazetarët dhe analistët. Prandaj edhe do të shohim eskalim të sulmeve sepse qasja e re e tij i nxitë dhe trimëron edhe më shumë partiakët dhe mbështetësit e tij. Kjo është qasje e mjerë e një partie por njëkohësisht e rrezikshme. Mimoza, nuk je vetëm dhe faleminderit për punën që bën”, ka shkruar tutje ajo.
Ndaj Mujkës ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj. “Krahasimi i emisionit ‘Konfront’ dhe KTV-së me platformën ruse ‘Sputnik’ nga Faruk Mujka i VV-së është i rrezikshëm dhe skandaloz. Kjo është vazhdimësi e gjuhës dhe sulmeve të njerëzve të partisë në pushtet ndaj gazetarëve dhe mediave”, ka
Gjithashtu ka reaguar edhe ish-panelistja e emisionit “Konfront”, Dafina Demaku.
“Faruk Mujka i VV-së, e paska godite nëpërmjet një reagimi gazetaren Mimoza Koprani-Muçaj dhe njehësh, KTV-në e paska futë në një ranglistë me Sputnikun. Mimoza Koprani-Muçaj, është një prej intervistueseve më të mira që më ka rënë ta dëgjoj. Pavarësisht se që nga ky muaj, nuk do të vazhdoj të jem pjesë e panelit të opinionistëve në emisionin Konfront, pas dy vitesh sa isha aty, konsideroj që Mimoza është një prej grave të rralla në sferën publike, zëri i së cilës nuk duhet të shuhet nga pushteti që e do censurën”,
.Mujka ka qenë asamblist i Kuvendit komunal të Mitrovicës së Jugut nga radhët e VV-së, para se të emërohej kryeshef ekzekutiv i ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”.
Mujka ka qenë nënkryetar i Mitrovicës Jugore gjatë qeverisjes së Agim Bahtirit. Ndërsa në korrik të vitit 2023 si kryeshef i “Ibër-Lepencit” ishte arrestuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte në pozita udhëheqëse në Komunë. Atij dhe këshilltarit të ministrit të Bujqësisë asokohe iu gjetën dhe iu sekuestruan 60 mijë euro nga Policia Speciale.