Delfin Pllana është ambasador i ri i Kosovës në Hungari. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar Pllanën për rolin e ri.
“Jam e bindur se ai do të vazhdojë të forcojë lidhjen mes shteteve tona dhe të thellojë lidhjet mes popujve tanë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social “X”.
Nga viti 2009, Pllana është pjesë e shërbimit diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës. Ai ishte ndër themeluesit e misionit të parë diplomatik të Kosovës në Hungari, ku shërbeu në periudhën 2010-2014 si zëvendës-shef i Misionit.
Pllana në vitin 2021 kishte qenë i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Bullgari.
I extend my best wishes to Ambassador-designate Delfin Pllana as he steps into his new role as the Ambassador of the Republic of Kosovo to Hungary.
I'm confident he will continue to strengthen the bond between our countries and deepen the ties between our peoples. 🇽🇰🇭🇺 pic.twitter.com/h5OEVNQbIS— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 30, 2024