Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj ka thënë se vendimi për të dërguar gjobat e komunikacionit në mënyrë elektronike përmes e-Kosovës ose me postë në adresë të pronarëve të automjeteve so të duhej të merrej më herët, por ai thotë se përgatitja për aplikimin e këtij sistemi ka qenë shumë e dobët.
Dedaj për emisionin “Sot” në KTV ka thënë se Policia e Kosovës është dashur të dilte me një fushatë informimi së paku një muaj më herët për këtë.
Nga sot, në rast se një shofer bie në radar, atëherë gjoba do t’i shkojë në adresë të banimit me postë, pronarit të veturës.
Dedaj thotë se ky aspekt është shumë problematik.
“S’mund të dënohet pronari, por drejtuesi i automjetit. Do t’i nxjerrë jashtëzakonisht shumë problem policisë dhe do të zhvillohen procese gjyqësore ... Më vjen keq, nëse nuk janë marrë persona adekuat me këtë, përfshirë të fushës së teknologjisë, atëherë do të dështojë”, tha Dedaj.
Ai thotë se duhet forcuar ligji në komunikacion e nuk është edhe për zvogëlimin e gjobës në 50 për qind nëse paguhet menjëherë.
“Jepja gjobën si duhet, por edhe mundësinë që të ankohet”, tha Dedaj.