Zgjedhjet 2025

Debat kush e ka çliruar Kosovën: “Ata në Hagë po thonë s'kemi qenë në vija të frontit”, “Turp!”

Haxhi Avdyli dhe Artan Mustafa

Kandidatët për deputetë, Haxhi Avdyli, Artan Mustafa dhe Arton Demhasaj, debatuan ashpër për punën e Albin Kurtit si kryeministër dhe luftën e Kosovës.

Avdyli është shprehur se “Albin Kurti është kryeministër për punë të mëdha”, derisa kandidati i PDKs-ë, Mustafa, u shpreh se me qeverisjen Kurti qytetarët kanë jetuar më keq. Ndërsa, Avdyli tutje ka thënë se ai është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa rrëfeu se ka qenë mjek gjatë luftës.

“Unë jam veteran i luftës. Ju (PDK-ja) s'e keni çliruar Kosovën. Qytetari i Kosovës e ka çliruar Kosovën...Ata në Hagë po thonë se s’kemi qenë në vija të frontit.”, ka deklaruar Avdyli në "Konfront" të KTV-së.

Ndërsa, Mustafa i PDK-së ka shtuar se nuk duhet të shtyhen se kush e ka çliruar Kosovën.