Arbëri

Dakaj: Krijimi i kuzhinave brenda kazermave vetëm sa i shton proceset e prokurimit

Shkelzen Dakaj

Gazetari i “Infokusit”, Shkelzen Dakaj, vlerëson se me heqjen dorë nga operatorët e jashtëm për furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-së, nuk i eliminon tenderët.

Sipas tij, me krijimin e kuzhinave brenda kazermave,  siç po synohet të bëhet nga Ministria e Mbrojtjes, vetëm sa shtohen proceset e prokurimit.

"Kuzhina kërkon produkte çdo ditë. Për çdo furnizim duhet tender. Si të bëhet furnizimi me pemë e perime të freskëta çdo ditë. Proceset e prokurimit vetëm sa do të shtohen", ka thënë ai në emisionin “Konfront”, të enjten mbrëma.

Lexo përditësimet tjera
Shkelzen Dakaj

Dakaj thotë se OSHP-ja u korruptua nga një kompani: I dha tender me ofertë më të shtrenjtë

Gazetari Shkelzen Dakaj e ka akuzuar Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) se është korruptuar nga kompania...