Ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, njëherit zëvendëskryeministre, ka deklaruar se komuniteti boshnjak në Kosovë po përballet me barriera gjuhësore, duke u shprehur se drejtoritë e arsimit nëpër komuna s’po tregojnë interesim që të përfshihen planprograme mbi arsimimin parafillor
Ajo ka thënë të hënën në “Zgjedhjet në KOHË” se ka ardhur koha që këto stereotipe dhe paragjykime të thyhen.
“Për shkak të barrierave gjuhësore, ne e kemi këtë kufizim, por besoj se ka ardhur koha që këto stereotipe dhe paragjykime t’i thyejmë dhe se komunat ku jetojnë boshnjakët, si Prizreni, Peja, Istogu e Dragashi, drejtoritë e tyre, nuk tregojnë interesim për përfshirjen në buxhetet dhe plan-programet e tyre arsimimin parafillor për nxënësit tanë edhe pse në Fakultetin e Edukimit e kemi degën e Pedagogjisë, dhe e kemi një numër të madh edukatoresh që janë të përgatitura profesionalisht për këtë punë dhe për edukimin e nxënësve tanë”, ka thënë Rexhepi.
Ajo ka deklaruar tutje se ka insistuar në kuadër të Qeverisë që të hapen dy çerdhe dhe dy institucione parashkollore në Reçan dhe në Prizren.
...Aty jeton numri më i madh i boshnjakëve dhe shpresoj se do të hasim në mirëkuptim e edhe nëse jo, e besoj se do t’i arrijmë ato me politikën tonë...Fëmijët tanë shkojnë në çerdhe private, edukatoret tona i organizojnë ato privatisht edhe pse pamjaftueshëm... por problemi më i madh është nëpër fshatra ku jetojnë boshnjakët”, ka thënë ministrja.