Procesi i regjistrimit të popullsisë që duhej të kishte përfunduar më 17 maj, është zgjatur edhe për një javë.
Nga 18 deri 24 maj regjistrimi do të zhvillohet vetëm nga stafi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, që janë mbi 250 regjistrues mobilë që do ta mbulojnë tërë territorin e Kosovës për rastet kur identifikohet ndonjë individ ose ekonomi familjare që për cilëndo arsye nuk kanë mundur të regjistrohen më parë.
Çfarë duhet të bëjnë qytetarët që kanë mbetur pa u regjistruar dhe kërkojnë të regjistrohen?
Qytetarët që nuk janë regjistruar dhe kërkojnë të regjistrohen duhet të kontaktojnë në numrat përkatës të dhënë nga ASK-ja ose të shkruajnë email për të propozuar kohën e përshtatshme për t’i zhvilluar intervistat.
Ekonomitë familjare do të regjistrohen vetëm nëse ka thirrje (kërkesë) për t’u regjistruar dhe intervistat zhvillohen nga ora 09:00 – 19:30, ka thënë Agjencia.
ASK ka njoftuar se për shkak të sfidave në përzgjedhjen e regjistrueseve në katër komunat e veriut dhe për shkak të daljes në terren me vonesë në ato komuna, gjatë kësaj periudhe (18-24 maj 2024) do të ketë numër të mjaftueshëm të regjistrueseve, si dhe do të jenë të hapura Qendrat për Regjistrim në komunat e veriut, që është një rast ku komuniteti serb në ato komuna të ketë mundësi të regjistrohet.
Numrat kontaktues
- Tel: (+383) 046 500-156 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500-151 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 101-712 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 101-692 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 101-708 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 101-687 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 101-694 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500-153 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500-158 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 500-157 (REKOS2024)
Tel: (+383) 046 101 813 (REKOS2024) për komunat në Veri të Kosovës
Qytetarët mund të shkruajnë edhe në Email: [email protected]
Regjistrimi i Diasporës bëhet përmes platformës online eDiaspora (https://ediaspora.rks-gov.net/).