Arbëri

Bytyqi i koalicionit AAK-Nisma thotë se Kurti s’ka bërë asgjë për kulturë

Veli Bytyqi

Veli Bytyqi nga koalicioni AAK/Nisma ka deklaruar se gjatë Qeverisë Kurti nuk është bërë asgjë në çështjet kulturore.

Ai ka deklaruar në “Zgjedhjet në KOHË” se kjo qeverisje s’ka pasur vullnet për punë.

“Nuk ka pasur gatishmëri e as vullnet për të bërë as teatrin e operës dhe baletit...Nuk është ndërtuar teatri i qytetit. Nuk është marrë askush me biblioteka. Këta s’e kanë bërë”, ka deklaruar Bytyqi.

Bytyqi ka shtuar se debatet nuk mund të bëhen “normalisht” kur pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë prezentë.

Bytyqi gjatë debatit është shprehur se brenda Lëvizjes Vetëvendosje “s’guxojnë të dalin jashtë pa e pyetur “sulltanin’”

“Në Vetëvendosje, në këtë pushtet, s’mund të bësh lëvizje pa marrë leje nga ‘sulltani’. S’guxojnë përtej derës së shtëpisë të dalin pa e pyetur ‘sulltanin’ edhe një herë. Po ta them hapur, ne e dimë çka ndodh në këtë vend”, ka deklarua ai.