Arbëri

Britania kërkon që kryerësit e sulmit në Zubin-Potok të mbahen përgjegjës

Albin Kurti, Stephen Doughty, Lord Stuart Peach

Foto: Arkiv

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropë, Amerikë Veriore dhe Territore të Mbretërisë së Bashkuar, Stephen Doughty, ka dënuar sulmin terrorist mbi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin-Potok të premten.

Doughty e ka quajtur të tmerrshëm sulmin. Ka thënë s ky sulm kishte për qëllimin pengesën e jetës në Kosovë.

“Përpjekjet e suksesshme të punonjësve të urgjencës për të frenuar dëmet kanë rivendosur infrastrukturën jetike. Duhet të ketë hetim të plotë urgjent. Ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar ai në Twitter.

Infrastruktura kritike e Kosovës ka përjetuar mbrëmë sulmin më të madh terrorist, që nga paslufta. Pasi në veri, kanali i Ibër-Lepencit është goditur me eksplozivë, autoritetet e kanë rivendosur rrjedhën dhe kanë parandaluar kolapsin energjetik. Policia, ndërkaq, ka siguruar prova dhe ka arrestuar disa nga të dyshuarit. Kryeministri Albin Kurti e fajësoi Serbinë për sulmin.