Arbëri

Borë gjatë vikendit në Kosovë

Bora në Kosovë

Foto: Alban Bujari

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit pritet të ketë mot të ndryshueshëm, derisa të shtunën s'përjashtohet mundësia e reshjeve të borës.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale pritet të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 1-2 gradë.

Ndërsa, e diela pritet të jetë me vranësira dhe me temperatura të ulëta, që do të përcillen me ngrica dhe mjegull. Temperaturat pritet të bien deri në minus 5 gradë.

“Kujdesuni për veshjen e përshtatshme dhe përgatituni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë mëngjesit”, thuhet në apelin e Institutit.