Arbëri

Borë e shi sot

moti

Foto: Driton Paçarada

Të enjten në Kosovë pritet të ketë reshje të dendura të shiut dhe të borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) të enjten temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet - 1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius.

“Në orët e para të ditës së enjte (pas mesnate), parashihen reshje të dendura të shiut dhe borës në gjithë vendin. Rekomandohet që ngasësit e veturave të bartin pajisjet dimërore dhe të kenë kujdes, sidomos në rrugët e viseve të larta dhe mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s.