Arbëri

Bislimi udhëton në SHBA për vizitë zyrtare

Besnik Bislimi

Foto: Arkiv

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka udhëtuar për një vizitë zyrtare drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

“Gjatë qëndrimit atje, zëvendëskryeministri do të zhvillojë takime me kongresmenë amerikanë, përfaqësues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, si dhe do të bashkëbisedojë ndër të tjera edhe me drejtoren për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore në Departamentin amerikan të Shtetit, Colleen Hyland”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.  

Pjesë e agjendës thuhet se do të jenë edhe takimi me ambasadorin Michael Carpenter, i cili shërben si drejtor i lartë për Evropë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Gjithashtu thuhet se Bislimi do të marrë pjesë në një tryezë diskutimi në John Hopkins School of Advanced International Studies, SAIS.