Arbëri

Bislimi për KiE-në: Lajm i mirë për demokracinë dhe vlerat evropiane

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi e ka quajtur hap pozitiv që Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Sipas tij, ky është lajm i mirë për vendin, demokracinë dhe vlerat evropiane.

“Komisioni i Çështjeve rekomandoi që Kosova të ftohet për t'u bërë anëtar. Ky është një hap i rëndësishëm. Anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës do të ishte një lajm i mirë për ne, për demokracinë dhe vlerat evropiane”, ka shkruar ai në X.
 

Lexo përditësimet tjera
Këshilli i Evropës

Reagimet për kalimin e hapit të parë të Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kosova ka kaluar votimin në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.Presidentja Vjosa Osmani e...