Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, priti të enjten Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se ata biseduan rreth zbatimit të marrëveshjeve të ndryshme të nivelit teknik, “e më tej u theksua edhe rëndësia e fillimit të diskutimeve të zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit në kuadër të procesit të dialogut”.
Ky ishte takimi i dytë mes tyre në Prishtinë, pas atij të mbajtur muajin e kaluar.
