Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka deklaruar para takimit në Varshavë të Polonisë se Kosova është përballur me kërcënime të sigurisë në procesin zgjedhor.
Ai ka deklaruar të martën para takimit me zyrtarët e Bashkimit Evropian se ekziston shpërndarje intensive të informacioneve të rreme, derisa shtoi se bashkëpunimi është kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të sigurisë.
“Ne patëm zgjedhje në Kosovë javën e kaluar dhe e përjetuam drejtpërdrejt këtë formë të kërcënimeve të sigurisë, për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe një frekuencë shumë të sofistikuar dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme, shumë të sofistikuar për sa i përket çështjeve dhe kohës së përzgjedhur”, ka thënë Bislimi para takimit në nivel ministrash për çështje evropiane, takim i organizuar nga Presidenca e Polonisë së Këshillit të BE-së.
Bislimi ka shtuar se kërcënimet e tilla janë e përbashkëta e vendeve të BE-së.
Bislimi në Poloni: Siguria e shtetit u kërcënua me sulmet ndaj faqes së KQZ-së dhe me lajme të rreme
Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, ka thënë se siguria e Kosovës është kërcënuar gjatë fushatës zgjedhore nëpërmjet lajmeve të rreme, e edhe në ditën e votimit, nëpërmjet sulmit kibernetik në uebfaqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Gjatë qëndrimit në Varshavë të Polonisë, ku ka marrë pjesë në takimin informal ministerial të organizuar nga Presidenca e Polonisë e Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Bislimi ka thënë se duhet gjetur përgjigje ndaj kërcënimeve të tilla, me të cilat përballen të gjitha vendet e bllokut.
“Ne patëm zgjedhje në Kosovë javën e kaluar dhe e përjetuam drejtpërdrejt këtë formë të kërcënimeve të sigurisë, për sa i përket sulmeve në faqen e internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por edhe një frekuencë shumë të sofistikuar dhe intensive të shpërndarjes dhe prodhimit të informacioneve të rreme, shumë të sofistikuar për sa i përket çështjeve dhe kohës së përzgjedhur”, ka theksuar Bislimi.
Për ndërhyrje në procesin zgjedhor ka folur edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Tek e ka shpërndarë shqetësimin e ngritur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë për situatën në Serbi, Rohde ka thënë se ndikimi i autoriteteve të Beogradit zyrtar shtrihet përtej kufirit serb.
“Këto sulme dhe fushata shtrihen përtej kufirit serb. Siç ka theksuar shefja e Misionit të Vëzhgimit në Kosovë, Nathalie Loiseau, Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë duke kërkuar vota për Listën Serbe. Në të njëjtën kohë, Serbia në mënyrë të pabazë akuzon Kosovën për mbështetjen e protestave në Serbi, pa asnjë provë”, ka shkruar Rhode.
Në ditën e zgjedhjeve, kur nga KQZ-ja pritej publikimi i rezultateve preliminare, këtij institucioni i ka dështuar platforma elektronike.
Ekspertë të sigurisë kibernetike, e edhe përfaqësues të KQZ-së, kanë ngritur dyshime për ndërhyrje dhe sulme nga jashtë, ndërkaq informatat për to u janë përcjellë edhe organeve të sigurisë.