Ajo ka deklaruar se Perëndimi e ka intensifikuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që proceset të finalizohen dhe të hiqen shqetësimet për sigurinë e Ballkanit.
“Kjo është strategjia e pritjes dhe shtyrjes së vendimmarrjes në raport me Kosovën. Por gjërat janë intensifikuar nga ana e Perëndimit dhe shpresoj që do të intensifikohen edhe më shumë në muajt e ardhshëm për të finalizuar apo përmbyllur shqetësimet për sigurinë në Ballkan. Sepse kjo është gjëja kryesore për Perëndimin pas Banjskës sepse ajo ngjarje ishte ilustrim se çfarë mund të ndodhë në rajon nëse Beogradi vazhdon me këto politika dhe dukshëm Rusia ka interes për ta mbajtur statu-quo-në në rajon, ashtu siç është që është një argument shtesë për regresin në rajonin tonë në këto 12 vitet e kaluara”, ka thënë ajo në “Interaktiv” të KTV-së.
Biserko është shprehur se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ishte autoritet bindës për palët e as “s’kishte energji”.
Për Biserkon, Lajçaku ishte si ndërmjetës në një proces ku Kosova e Serbia nuk dialoguan.
“Nuk mendoj se Lajcaku ishte një person që kishte energji dhe një autoritet bindës qoftë për serbët apo shqiptarët. Ai ishte aty si ndërmjetësues, por në fakt nuk kishte dialog në tri vitet e fundit. Palët udhëtonin në Bruksel dhe palët takoheshin të ndarë kryesisht me BE-në, dhe kishin disa përfundime që i kishin në tavolinë. Dhe nuk ka se çfarë të ndodhë me dialogun më tutje sepse ka marrëveshje që duhet zbatuar”, është shprehur ajo.
Sipas saj, pasues i mirë për Lajçakun mund të jetë ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe ish-përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në Bosnjë-Hercegovinë, Paddy Ashdoën, duke u shprehur se ata kanë njohuri mbi situatën në Ballkan.
Për çështjen e serbëve lokalë në Kosovë, Biserko ka potencuar se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përvetësojë me një empati dhe me një kornizë të re, që do të hapte rrugën për një perspektivë të integrimit ekonomik dhe stabilizimit të tyre në këtë shoqëri”.
Ajo ka thënë se kjo do të ishte e vështirë për shkak të përçarjes së shkaktuar nga Lista Serbe dhe Beogradi.
“Duhet të kërkohet një udhëheqësi për serbët e Kosovës. Serbët duhet të kërkojnë një udhëheqësi tjetër. Mbase edhe disa njerëz nga Lista Serbe mund të jenë pjesë e këtij formacioni të ri. Unë s’kam informata se kush do të ishte opsion i rëndësishëm nga Lista Serbe që të merrte pjesë në të ardhmen në jetën politike të serbëve të Kosovës. Kështu që mendoj se ka shumë sfida për Kosovën, për qeverinë e Kosovës, për shoqërinë kosovare në tërësi për sa i përket integrimit të komunitetit serb”, ka deklaruar Biserko.
E për rrugën drejt integrimit, Biserko ka thënë se Kosova ka shënuar sukses, e kjo shtoi se u pa në procesin e Këshillit të Evropës. Sipas zyrtares serbe, vendet ndërkombëtare janë të shqetësuara dhe po ecin drejt përmbylljes së sovranitetit të Kosovës.
“Nganjëherë ata nuk miratojnë hapat që ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, por kjo Qeveri e ka ndryshuar dinamikën dhe status-quo-në, që ka qëndruar për një kohë të gjatë e pandryshuar”, ka thënë ajo.
Biserko: E papranueshme fushata e Serbisë për çnjohje ndaj Kosovës
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi e ka quajtur lajm të mrekullueshëm votimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në favor të Kosovës.
Ajo në Interaktiv të KTV-së ka thënë se ky është një hap para për të arritur sovranitetin e plotë si shtet dhe hap i rëndësishëm para për t’u bërë anëtar i plotë i komunitetit ndërkombëtar.
“Për komunitetin serb që jeton këtu është një hap i rëndësishëm po ashtu sepse tash ata mund t’i drejtohen Gjykatës në Strasburg. Shpesh ju dëgjoni nga Beogradi sesi trashëgimia kulturore këtu në Kosovë është në rrezik. Mendoj se anëtarësimi do ta rrisë më shumë mbikëqyrjen për Trashëgiminë kulture dhe nëse diçka mund të shkojë mbrapshtë në këtë fushë ani pse unë nuk shoh diçka që po e rrezikon trashëgiminë kulturore serbe në Kosovë”, ka thënë ajo.
Lidhur me qëndrimin e Serbisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, Biserko ka deklaruar se Serbia përveç se është e obliguar që ta lejojë Kosovën që të lëvizë përpara, ajo do të duhej të ishte e para që do të duhej ta mbështeste Kosovën në veprimet e saj.
Ajo e ka quajtur të papranueshme fushatën e Serbisë për t’i bindur shtetet t’i tërheqin njohjet ndaj Koosvës.
Sipas saj, krejt kjo po bëhet në mënyrë që të mbulohet heqja dorë e Beogradit për Kosovën.
“Është e papranueshme që Serbia është përfshirë në një fushatë të ç’njohjeve të Kosovës dhe që ka arritur t’i bindur disa shtete për të tërhequr njohjen. Dhe ky nuk mund të jetë pozicioni i një shteti që është i orientuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe që është i përfshirë në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Kështu që e gjithë kjo po bëhet për të prodhuar zhurmë në mënyrë që të mbulohet heqja dorë prej Kosovës nga Beogradi. Kjo është faza përfundimtare e sovranizimit të Kosovës dhe fakti është se tash serbët janë qytetarë të shtetit të Kosovës. Kështu që kjo zhurmë po bëhet për të mbuluar mundësinë që Vuçiqi mos të quhet tradhtar, që siç e dini është një narrativë dominuese në Serbi”, ka thënë ajo.
Biserko: Perëndimi ka prioritet sigurinë e jo demokracinë në Ballkan
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko, ka thënë se momentalisht Perëndimi e ka prioritet sigurinë dhe jo demokracinë në Ballkanin Perëndimor, duke e akuzuar atë se nuk e kupton rolin e Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.
Biserko ka thënë se Serbia ka luajtur rol destabilizues në konsolidimin e disa vendeve, në veçanti të Bosnjës dhe Kosovës, e tani edhe të Malit të Zi.
“Shpresoj se konflikti nuk do të jetë dhe nuk është zgjidhja. Pa dyshim se pa u pacifikuar Serbia nga politikat e saj nacionaliste, nuk mendoj se rajoni mundet lehtë të rifillojë demokratizimin, progresin dhe integrimin drejt BE-së. Gjitha këto vende janë përballur me një tranzicion të vështirë, shumë shpesh me regjime të kriminalizuara. Në anën tjetër Serbia ka luajtur një rol destabilizues në konsolidimin e këtyre shteteve në veçanti në Bosnjë dhe në Kosovë. Tani edhe në Malin e Zi. Dhe ky është një front i ri që po kalon pa ndonjë vështrim të kujdesshëm nga Perëndimi. S’jam fort e sigurt që ata po e kuptojnë rolin e Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi. Në këtë moment, komuniteti perëndimor e ka prioritet sigurinë, jo demokracinë në këto vende. Dhe dukshëm nuk është edhe në gjendje ta bëjë këtë sepse ka shumë fronte të luftës”, ka thënë ajo.
Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka thënë se 80 për qind e njerëzve në këtë vend janë në favor të luftës së Rusisë në Ukrainë, teksa fëmijët e tyre masivisht ikin për të jetuar në perëndim.
“Prandaj është kjo një skizofreni që është krijuar nga politikat mediale, e kështu që pa ndryshuar politikat për mediat, pa ndryshuar kulturën, arsimin nuk është e mundur për të ndryshuar këtë realitet të kontaminuar në Serbi. Por deri më tash, Vuçiqi nuk ka treguar asnjë qëllim për të ndryshuar median. Ai po e përdorë median për mbijetesën e tij politike. Siç e dini, ai pothuajse humbi zgjedhje në Beograd, në dhjetor dhe tash ato do të mbahen në qershor apo se di se kur saktësisht do të mbahen. Sidoqoftë, Serbia është kritikuar nga Bashkimi Evropian për zgjedhjet, Serbia ka marrë rekomandime nga ODHIR se çfarë duhet të bëjë për të përmirësuar procedura ligjore për zgjedhje”, ka shtuar ajo.
Biserko tutje ka thënë se Serbia pa ndihmën e Rusisë nuk do të mund të sillet në këtë mënyrë siç bën në dekadën e fundit.
“Mendoj se fillimisht duhet neutralizim i politikave dhe prezencës ruse këtu sepse Serbia pa ndihmën e Rusisë nuk do të ishte në gjendje të sillej ashtu siç është sjellë në këto 10 vjetët e fundit. Në fillim të 2000 trendi ishte ndryshe. Lidhjet historike me Rusinë ekzistojnë. Janë edhe çështje të Kishës ortodokse, lidhjeve e emocioneve, por në anën tjetër çfarë i lidh këto dy kombe është vlerat dhe ndjenjat kundërperëndimore, autoritarizmi dhe shoqëria serbe nuk duket e gatshme për të përqafuar vlerat evropiane në këtë moment”, ka thënë Biserko.
Siguria në Ballkan, Biserko: Kërcënimet të merren seriozisht
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, ka thënë se NATO po përfshihet më shumë në rajon dhe se kjo shihet dukshëm nga prezenca e shtuar e trupave, duke filluar me bazën ushtarake në Rumani e në Shqipëri. Sipas saj, “kjo tregon se ka shqetësime për sigurinë në Ballkan”.
“Ata do të vazhdojnë kështu për ta përmbyllur shqetësimin e sigurisë me apo pa Serbinë. Serbia do të kërcënohet se do të izolohet në të ardhmen, jo tash. Në këtë moment, dera është e hapur për të”, ka thënë ajo.
Biserko ka theksuar se Serbia me qeverinë e tanishme nuk është e orientuar kah perëndimi.
“Nuk jam e sigurt që ai është vërtetë i interesuar për ta integruar Serbinë në Bashkimin Evropian, po përfshirja e dialogut në kapitullin e negociatave është i ideuar në atë mënyrë që të mos lejojë që çështje të hapura të importohen brenda BE-së e që mund të çonin në të ardhmen deri ne konflikte në BE”.
Sa i përket rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë të prezantuar në Kombet e Bashkuara, ajo ka thënë se glorifikimi i figurave kriminale nga Serbia ka qenë arsye pse kjo rezolutë u bë tash.
Kjo rezolutë, ka theksuar Biserko, “është nevojë morale sepse Serbia dhe elitat e saj nuk kanë qenë të afta për të marrë një qëndrim moral kundrejt asaj që ka ndodhur”.
Ka potencuar se “bota serbe” është përmendur si projekt nga serbët pasi rusët futën duart në Ballkan, sidomos në Serbi.
“Rusët e eksploatuan mirë frustrimin serb për humbjet e pësuar në të kaluarën dhe i inkurajuan ata që të angazhoheshin që të bënin revizionizëm të humbjeve të tyre. Kështu që projekti i botës serbe është një vazhdimësi e politikave të Millosheviqit me mjete të tjera. Dhe pothuajse ia arritën një gjë të tillë. Sepse që një dekadë apo më shumë, Republika Srpska ka arritur që sistematikisht të integrohet në hapësirën serbe të ekonomisë, kulturës dhe informacionit duke pritur kështu integrimin politik në momentin kur rrethanat ndërkombëtare të jenë më në favor të Serbisë”.
Ajo është shprehur se kërcënimet e Milorad Dodikut - i cili pati thënë se nëse kjo rezolutë miratohej, Republika Srpska do të inicionte ndarjen nga Bosnja e Hercegovina - duhet të merren seriozisht.
“Këto janë kërcënime që duhet të merren seriozisht sepse çfarëdo që kanë thënë në një pikë është bërë më pas realitet. Mendoj se komuniteti ndërkombëtar duhet të jetë i përgatitur. Por në njëjtën kohë ka rritje të prezencës ajrore në Bosnjë nga NATO-ja kështu që po përgatiten për çfarëdo lloj eskalimi në Republikën Serbe. Karriera politike e Millorad Dodikut po vjen në fund dhe se Bosnja, me shpresë do të ketë perspektivë evropiane”, ka përfunduar Bisarko.
Biserko: Radoiçiqi mund të jetë dëshmitar i pakëndshëm për shumë gjëra që janë bërë në Serbi
Biserko ka thënë se mosndëshkimi i Milan Radoiçiqit nga Serbia për rastin në Banjskë nuk po bëhet për shkak të interesave të Serbisë me të.
“Ose atyre nuk iu bën fare për kërkesat ndërkombëtare apo Vuçiqi nuk mund ta dorëzojë Radoiçiqin për shkak të shumë presioneve që ka. Jo nga Perëndimi por nga anë tjera. Po ashtu, Radoiçiqi mund të jetë një dëshmitar i pakëndshëm për shumë gjëra që janë bërë në Serbi. Vuçiqi do të përballet edhe më shumë me këto kërkesa në të ardhmen, posaçërisht në muajt e ardhshëm”, ka theksuar ajo.
Biserko: Vuçiqi qëllimshëm po shtyn zbatimin e marrëveshjeve
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi, ka deklaruar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, po e përdor si strategji shtyrjen e zbatimit të marrëveshjeve me Kosovën, me qëllim që sipas saj, të ndryshojë konteksti gjeopolitik në botë.
Ajo ka deklaruar se Perëndimi e ka intensifikuar situatën mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që proceset të finalizohen dhe të hiqen shqetësimet për sigurinë e Ballkanit.
“Kjo është strategjia e pritjes dhe shtyrjes së vendimmarrjes në raport me Kosovën. Por gjërat janë intensifikuar nga ana e Perëndimit dhe shpresoj që do të intensifikohen edhe më shumë në muajt e ardhshëm për të finalizuar apo përmbyllur shqetësimet për sigurinë në Ballkan. Sepse kjo është gjëja kryesore për Perëndimin pas Banjskës sepse ajo ngjarje ishte ilustrim se çfarë mund të ndodhë në rajon nëse Beogradi vazhdon me këto politika dhe dukshëm Rusia ka interes për ta mbajtur statu-quo-në në rajon, ashtu siç është që është një argument shtesë për regresin në rajonin tonë në këto 12 vitet e kaluara”, ka thënë ajo në “Interaktiv” të KTV-së.
Biserko është shprehur se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak nuk ishte autoritet bindës për palët e as “s’kishte energji”.
Për Biserkon, Lajçaku ishte si ndërmjetës në një proces ku Kosova e Serbia nuk dialoguan.
“Nuk mendoj se Lajcaku ishte një person që kishte energji dhe një autoritet bindës qoftë për serbët apo shqiptarët. Ai ishte aty si ndërmjetësues, por në fakt nuk kishte dialog në tri vitet e fundit. Palët udhëtonin në Bruksel dhe palët takoheshin të ndarë kryesisht me BE-në, dhe kishin disa përfundime që i kishin në tavolinë. Dhe nuk ka se çfarë të ndodhë me dialogun më tutje sepse ka marrëveshje që duhet zbatuar”, është shprehur ajo.
Sipas saj, pasues i mirë për Lajçakun mund të jetë ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe ish-përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në Bosnjë-Hercegovinë, Paddy Ashdoën, duke u shprehur se ata kanë njohuri mbi situatën në Ballkan.
Për çështjen e serbëve lokalë në Kosovë, Biserko ka potencuar se Qeveria e Kosovës duhet “t’i përvetësojë me një empati dhe me një kornizë të re, që do të hapte rrugën për një perspektivë të integrimit ekonomik dhe stabilizimit të tyre në këtë shoqëri”.
Ajo ka thënë se kjo do të ishte e vështirë për shkak të përçarjes së shkaktuar nga Lista Serbe dhe Beogradi.
“Duhet të kërkohet një udhëheqësi për serbët e Kosovës. Serbët duhet të kërkojnë një udhëheqësi tjetër. Mbase edhe disa njerëz nga Lista Serbe mund të jenë pjesë e këtij formacioni të ri. Unë s’kam informata se kush do të ishte opsion i rëndësishëm nga Lista Serbe që të merrte pjesë në të ardhmen në jetën politike të serbëve të Kosovës. Kështu që mendoj se ka shumë sfida për Kosovën, për qeverinë e Kosovës, për shoqërinë kosovare në tërësi për sa i përket integrimit të komunitetit serb”, ka deklaruar Biserko.
E për rrugën drejt integrimit, Biserko ka thënë se Kosova ka shënuar sukses, e kjo shtoi se u pa në procesin e Këshillit të Evropës. Sipas zyrtares serbe, vendet ndërkombëtare janë të shqetësuara dhe po ecin drejt përmbylljes së sovranitetit të Kosovës.
“Nganjëherë ata nuk miratojnë hapat që ndërmerren nga Qeveria e Kosovës, por kjo Qeveri e ka ndryshuar dinamikën dhe status-quo-në, që ka qëndruar për një kohë të gjatë e pandryshuar”, ka thënë ajo.
Biserko: Serbët e Kosovës janë të kërcënuar e të nënshtruar nga Beogradi
Sonja Biserko, kryetare e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi ka folur edhe për integrimin e serbëve të Kosovës.
Ajo ka thënë se komuniteti serb në Kosovë po përballet me presion të ashpër nga Beogradi.
Sipas saj, ata po instrumentalizohen për interesat e Beogradit dhe jo për interesat e tyre.
“Serbët e Kosovës kanë nevojë për një lidership që i çon para interesat e tyre dhe jo interesat e Beogradit. Po ashtu ata janë shumë në presion dhe të kërcënuar sepse varen nga ndihma financiare e Beogradit dhe kjo është një gjë për të cilën Kosova duhet ta shikojë si të përshihet në mënyrë që ata të kontribuojnë për të ardhmen e Kosovës, për perspektivën e tyre brenda Kosovës”, ka thënë ajo.
Megjithatë, Biserko ka deklaruar se nuk ka pasur shumë kontribut të shtetit të Kosovës “për t’i bërë për vete serbët e Kosovës”.
Ajo ka shtuar se ndoshta nuk ka qenë as e mundshme sepse Beogradi, për shumë vite, ishte përpjekur për ta ndarë Kosovën.
Biserko ka deklaruar se ideja për ndarje të Kosovës është ende në tavolinë kur flitet për qëllimet e Serbisë por jo edhe nga komuniteti ndërkombëtar.
“Pas rastit të Banjskës dhe luftës në Ukrainë, konteksti ndërkombëtar ka ndryshuar dhe siç e dini, është përfolur për një front të dytë në Ballkanin perëndimor, dhe që atëherë komuniteti perëndimor e ka rritur prezencën e tij”, ka thënë ajo.
Pas rastit të Banjskës, ka shtuar Biserko, ka një qasje të re ndaj Serbisë.
“Ka një qasje të re anipse ata janë ende duke mbajtur derën hapur ndaj Serbisë për të iu bashkangjitur anës perëndimore në vend të lindjes. Janë disa ndryshime që diskutohen në Serbi dhe që përshkruhen si akte armiqësore nga perëndimi ndaj Serbisë”, ka thënë ajo.