Arbëri

Biletat e autobusëve në Prishtinë tani vlejnë si për Trafikun Urban edhe për operatorët privatë

Trafiku Urban

Nga 1 janari është unifikuar sistemi i biletave të transportit publik urban. Siç ka shkruar faqja e komunës në Facebook, edhe operatorët privatë tani do të operojnë sipas të njëjtave kushte.

Pra nëse dikush blen biletë ditore në Trafik Urban, ajo do të vlejë edhe tek operatorët privatë.

Çmimet e biletave do të jenë: 50 centë për një udhëtim të vetëm; 80 centë bileta ditore (vlen për të gjitha linjat); 4 euro bileta javore; 12 euro mujorja për studentët; dhe 14 euro mujorja për qytetarët.

Kategoritë e liruara nga pagesa vazhdojnë të jenë: Pensionistët, policia, Forca e Sigurisë së Kosovës, veteranët, zjarrfikësit, personat me aftësi të kufizuara, nxënësit e shkollave fillore.

https://www.koha.net/arberi/rama-pas-nenshkrimit-te-kontratave-me-privatet-nese-sblejne-autobuse-te-rinj-u-revokohen-licencat