Arbëri

Besnik Tahiri akuzon Qeverinë se po “bën filma” në Ujman

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri

Foto: Driton Paçarada

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmëri të Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti nuk po ka “sot e kësaj dite përgjigje për pyetjet që u interesojnë qytetarëve”. 

Tahiri në një postim në Facebook ka postuar dhjetë pyetjet.

“Kjo Qeveri as sot e kësaj dite nuk ka përgjigje për 10 pyetje që u interesojnë qytetarëve:
1. Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë - Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023?
2. Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë - Gjakovë?
3. Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë - Mitrovicë?
4. Kur përfundon autostrada për Gjilan?
5. Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre?
6. Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor?
7. Pse nuk ka rritje pagash?
8. Pensionet deri kur do t'i mbani në nivel të asistencës sociale?
9. Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re?
10. Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës?” – ka shkruar Tahiri. 

Ai ka pyetur edhe Qeverinë se kur do të hapet Ura e Ibrit. 

“Apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?!” – ka shkruar Tahiri.