Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka njoftuar se i ka kërkuar presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, që ta njohë Kosovën dhe ta përkrahë drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.
Begaj është takuar me Sandun në Zvicër në margjina të Samitit për Ukrainën që është organizuar në Zvicër.
“Gjatë takimit me presidenten Maia Sandu, i kam rikonformuar përkrahjen e Shqipërisë për rrugën e Moldavisë drejt BE-së. Kam ftuar për rishqyrtim për njohjen e Kosovës dhe përkrahjen e saj drejt anëtarësimit ndërkombëtarë. Falënderues për kontributin e Moldavisë në KFOR”, ka shkruar Begaj në platformën “X”.
During my meeting with President @sandumaiamd, I reaffirmed Albania's support for Moldova's EU path.
I urged reconsideration for Kosova's recognition and support for its international memberships.
Grateful for Moldova's contributions to KFOR.
🇦🇱🇲🇩 pic.twitter.com/amosAJPbWK— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) June 16, 2024