Arbëri

Basha-Abazit: Më vjen keq që je në AAK, Pal Lekaj nuk i zgjidh probleme kurrkujt

Dimal Basha

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Dimal Basha, i ka shprehur keqardhje Haki Abazit që është pjesë e listës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Teksa po diskutohej për sistemin e drejtësisë në KTV të premten, Basha ka thënë se Abazi është në të njëjtën listë me Pal Lekajn që u dënua për aferën 53-milionëshe. Sipas Bashës, Lekaj nuk i zgjidh probleme askujt në Kosovë.

“Unë jam i pakënaqur me dënimin e Pal Lekajt që i ka marrë tri vjet e tetë muaj me vendim të formës së prerë për aferën 53 milionë euro, jam i pakënaqur me anëtarin e AAK-së, Blerim Kuçi, që i ka dhënë tender 5 milionë euro kompanisë së vet. Për këtë po them, le të merren me krejt (drejtuar sistemit të drejtësisë), edhe me të partisë teme. Ti (Haki Abazi) je me qata të njëjtit, më vjen keq që je me ta sepse nuk mendoj që Pal Lekaj i zgjidh problem kerkujt në këtë Republikë”, u shpreh Basha.

Lexo përditësimet tjera
Dimal Basha - Haki Abazi

Premtimet për luftën kundër korrupsionit

Dimal Basha, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Haki Abazi, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,...