Arbëri

Banorët e Hajvalisë kundër ndërtimit të strehimores për qentë

Ilustrim

Ilustrim

Qendra për trajtimin, sterilizimin dhe kastrimin e qenve endacak, u ndërtua para dy vjetësh këtu në Hajvali.

Mirëpo, asnjëherë nuk u funksionalizua.

Së fundi, komuna e Prishtinës, ka vendosur që në këtë hapësirë të krijojë edhe një fushë emergjente prej 4 hektarësh dhe të ndërtojë një strehimore për qentë e rrugës.

Mirëpo, kjo gjë është kundërshtuar menjëherë nga banorët e Hajvalisë.

Thonë se nuk janë kundër zgjidhjes së problemit me qentë endacak në kryeqytet, por jo duke shkatërruar zonën afër shtëpive të tyre. 

Ata janë kundër lokacionit të përzgjedhur. 

Xheladin Fazliu nga Hajvalia, këtë e konsideron pjesën më të bukur të zonës së tyre të banimit të cilën fshati e ka përdorur si pjesë rekreative për ta kaluar kohën e lirë.

“Ata kanë nënshkruar edhe një peticion për ta kundërshtuar vendimin e komunës. Madje Fazliu thotë se do të vazhdojnë “protestën” e tyre në çdo formë derisa komuna të vendos ndryshe”, ka thwnw Fazliu.

“Por duket se për komunë e Prishtinës, kjo tashmë është çështje e kryer. Vendimi është që strehimorja të ndërtohet aty dhe nuk e kanë në plan ta ndryshojnë atë”, ka shtuar ai.

Sipas drejtorit tw Shwrbimeve Publike, Bekim Brestovcit, kjo strehimore do të jetë e përkohshme.

Brestovci premton që strehimorja do të jetë e gatshme në muajin shtator dhe është i bindur se ajo do ta zgjidh problemin me qentë endacak në kryeqytet.