Arbëri

Banorët e dy fshatrave të Mitrovicës protestojnë pasi s’kanë ujë qe tri javë

Banorët e dy fshatrave të Mitrovicës protestojnë pasi s’kanë ujë qe tri javë

Foto: KOHA

Banorët e fshatit Vidimriq dhe një pjese të fshatit Gushavc të Mitrovicës së Jugut të enjten paradite janë duke protestuar para objektit të Komunës për shkak se nuk kanë ujë të pijshëm tash e tri javë.

Dhjetëra banorë të fshatrave janë mbledhur para objektit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Ata po presin një përgjigje nga zyra e kryetarit të Komunës për çështjen.