Arbëri

Bajrami: Rritja e pensioneve, tentativë për të blerë vota

Hykmete Bajrami

Foto: KP

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vedimit të 
Qeverisë për rritje të pensioneve. 

Ajo ka thënë se kjo është një tentativë për të blerë vota.

“Rritja e pagave, pensioneve dhe shpërndarja taksave të qytetarëve në çfarëdo forme, në kohë fushate elektorale, është tentativë me ble vota, është skemë e korrupsionit publik. Nëse Albini Kurti e Hekuran Murati do të brengoseshin për qytetarë, ata pensionet dhe pagat do t'i indeksonin për normën e inflacionit që në vitin 2022, por kjo nuk ndodhi sepse atëherë nuk kishte zgjedhje”, ka shkruar Bajrami në Facebook. 

Ajo ka thënë se rritja e pensioneve prej 20%, nuk është e mjaftueshme sepse sipas saj vetëm norma e inflacionit që ka ndodhë gjatë Qeverisë Kurti është 22%.

Kryeministri Albin Kurti, të hënën ka njoftuar se nga ky muaj do të rriten për 20 për qind pensionet për disa kategori të pensionistëve.