Arbëri

Bajrami: Lajm i mirë nisja e hetimeve për tenderët njëburimorë

Hykmete Bajrami në konferencë për shtyp

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kanë nisur hetimet për tenderët njëburimor, gjë të cilën ajo e ka cilësuar si lajm të mirë.

Sipas Bajramit, nisja e hetimeve është sinjal i mirë për ata që tentojnë t’i prekin paratë e qytetarëve se do të përballen me ligjin. 

“LDK do të vazhdojë denoncimin e secilit tender, secilit veprim korruptiv të Qeverisë. Duhen veprime të shpejta të drejtësisë për të ndalur korrupsionin përmes keqpërdorimi të detyrës zyrtare, dëmtimit të buxhetit të shtetit dhe deformimit të konkurrencës së drejtë në treg”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje Bajrami ka thënë se janë mbi 890 kontrata në vlerë mbi 240 milionë euro të dhëna me negocim të drejtpërdrejtë.