Arbëri

Bajqinovci: Opozitë, deklarohuni dhe koncentrohuni, a jeni për shtrirje të ligjshmërisë në gjithë Kosovën, apo jo?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shtruar pyetje për opozitën nëse janë për shtrirje të ligjshmërisë në të gjithë territorin e Kosovës, ose jo.

Përmes një postimi në Facebook, Bajqinovci ka vënë në dyshim nëse guximin e opozitarëve, duke thënë se mund të kenë frikë nga Brukseli që përmes zëdhënësit të tij thotë “se duhet pyetur serbin për çdo hap që Qeveria merr në veri”. 

“A është opozita për shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e Kosovës, apo jo? Apo keni frikë nga Peter Stano, i cili thotë se duhet pyetur serbin për çdo hap që qeveria e Republikës së Kosovës e merr në veriun e Kosovës. Opozitë, deklarohuni dhe koncentrohuni: a jeni për hapjen e urës së Ibrit dhe shtrirjen e ligjshmërisë duke larguar strukturat ilegale nga çdo cep i Kosovës? Shprehu opozitë, PO ose JO”, ka shkruar ai.

Qeveria ka paralajmëruar hapjen e urës mbi lumin Ibër.