Arbëri

Avdyli: Kurti ishte i hendikepuar në luftën me Serbinë, nuk e pati përkrahjen e opozitës

Haxhi Avdyli deputet

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ishte i hendikepuar gjatë qeverisjes në luftën ndaj strukturave serbe dhe Beogradit, duke thënë se nuk e pati përkrahjen e opozitës.

Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” se Kurti ka treguar autoritet para bandave serbe në Kosovë.

“Mendoj se kjo Qeveri ka treguar autoritet. Por në rrugë ka pasur edhe ‘mina’ që janë vendosur edhe nga komuniteti apo pjesëtarë të komunitetit serb, që janë dirigjuar nga Beogradi. Ka pasur edhe ‘mina’ të vendosur nga njerëz që janë në parti politike e edhe ata që shiten si politikë dhe u bëjnë shërbim partive opozitare”, ka thënë Avdyli.

Ai ka potencuar se Kurti ka punuar aq shumë sa “i ka tejkaluar edhe pritshmeritë”.