Arbëri

AUV-ja urdhëron fermerët që mbajnë derra të rrisin masat vetëmbrojtëse

Derri

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka urdhëruar fermermbajtësit e derrave që të rrisin nivelin e biosigurisë apo masat vetëmbrojtëse në fermat e tyre.

AUV-ja ka ngritur alarmin për shkak të shpërthimit të sëmundjes së mortajës afrikane të derrit në shtetet përreth. Tashmë raste të tilla ka në Shqipërim Mal të Zi e së fundmi edhe në Serbi.

Urdhri është që të aktivizohen barrierat me dezinfektues dhe të kufizohen hyrje-daljet në ferma, “përmes së cilave synohet të mbrohen ekonomitë familjare të fermerëve dhe ekonomia e shtetit”.

AUV-jaka kërkuar që të gjitha institucionet në nivel lokal e qendror të ngritin nivelin e gatishmërisë në marrjen e masave të nevojshme për rastet e dyshimta nga terreni.

Çdo qytetar a fermer që sheh derr të ngordhur ose dyshime në sëmundje duhet të raportojë.

(Për fermerët mbajtës të derrave )

Çfarë duhet të bëni si fermer për t’u mbrojtur nga infektimi i fermës tuaj:
Parandaloni kontaktin e derrave të tjerë me derrat tuaj,
Mbani derrat në kushte të mira,  
Mos shkoni në tregje apo vende  tjera ku ka derra.
Vendosni masat e biosigurisë në fermë
Vendos  dezbarierat në hyrje dhe dalje të fermës, 
Zvogëloni dhe kontrolloni hyrjet e njerëzve, 
Pastroni dhe dezinfektoni objektet, pajisjet, veshjet dhe mbathjet e personave në kontakt me derrat, 
Nëse vëreni shenja të sëmundjes lajmëroni autoritetin kompetent,
Nëse keni ngordhje, njofto autoritetin i cili do të ju ndihmoj për asgjësim,
Në asnjë rast mos i hidhni në hapësira publike derrat e ngordhura. 
Raportoni në numrin: 0800 500 95