Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) ka njoftuar se të hënën në Kuvendin zgjedhor ka zgjedhur anëtarët e rregullt.
Në Seksionin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë janë zgjedhur Bardh Rugova dhe Shkumbin Munishi, në atë të Shkencave Shoqërore janë zgjedhur Arsim Bajrami, Besnik Krasniqi dhe Frashër Demaj.
Në Seksioni i Shkencave të Natyrës janë zgjedhur Arsim Morina dhe Salih Gashi.
Në atë të Arteve është zgjedhur Xhevdet Xhafa.
Anëtar korrespondent në Seksionin e Shkencave Shoqërore është zgjedhur Muhamet Mala, në atë të Shkencave të Natyrës, Enver Hamiti ndërsa në Seksionin e Arteve anëtarë korrespodentë janë zgjedhur Ismet Jonuzi e Zake Prelvukaj.