Arbëri

ASHAK: Kadare, emblema e letërsisë bashkëkohore shqipe

Foto: KOHA

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës e ka cilësuar të trishtueshëm lajmin për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare, duke iu referuar si emblemë e letërsisë bashkëkohore shqipe dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të njohur të letërsisë evropiane.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e trishtuar se sot është ndarë nga jeta shkrimtari Ismail Kadare, emblema e letërsisë bashkëkohore shqipe, njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj dhe më të njohur të letërsisë evropiane, kandidat i shumëfishtë për çmimin Nobel dhe fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare, vepra e të cilit është përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë të botës”, thuhet në njoftimin e ASHAK-ut.

ASHAK-u vlerësoi se Kadare, anëtar i jashtëm i kësaj Akademie, përveç si shkrimtar, ishte “personaliteti qendror i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shek. XX, protagonist i zhvillimeve më të përparuara në letërsinë shqipe gjatë kësaj periudhe”.

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, të mërkurën, më 3 korrik 2024 në orën 11:00, do të mbajë mbledhje komemorative në nderim të veprës dhe personalitetit të Ismail Kadaresë.

Lexo përditësimet tjera
Ismail Kadare

Kadare vlerësohet si gjeniu shqiptar i letrave

Begaj për Kadarenë: Humbën gjeniun e letravePresidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vdekjes së...