Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsideruar armësh gjatë operacionit të së premtes në veri, ku janë kontrolluar dy lokacione, njëri në pronësi të Marjan Radojeviqit e tjetri të Zarko Cvetkoviqit.
Policia ka dhënë detaje të reja për vendin e saktë te “Tre Rokaqiejt” ku u konfiskua një pjesë e armëve. Ajo ka bërë të ditur se mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake.
Ndërsa, te “Çeta e Minatorëve” në një shtëpi të pabanuar Policia ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të madhe të armatimit të modeleve të ndryshme si dhe eksplozivit.
Radojeviq e Cvetkoviq janë në listën e të kërkuarve për sulmin në Banjskë më 24 shtator, në të cilin mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
Armët e konfiskuara:
Lokacioni 1:
•3 Arme te gjata AK-47
•4 Karikatore me 60 fisheke
•1 keher me 11 Fishek
•1 kellef revole
•1 cante ushtrake
Lokacioni 2:
•1 rrip brezi me 25 fishek per arme gjuetie.
•23 fishek per arme gjuetie
•Pistolete TT me 1 karikatore me 8 fishek
•3 karikator me nga 8 fishek
•2 karikator ne fotrolle
•28 fishek per arme te gjate
•10 kreher me fishek te armës se gjate (99 fishek)
•1 kuti me fishek 7x62
•4 pastruese te armës
•Kuti me lende te dyshimte
Lokacioni 3:
•Arme e gjate me bajonete
•1 pistolete me 2 karikatore me nga 8 fishek 7x62 dhe 1 fotroll.
•Cante e zeze me pajisje per pastrim te armës
•2 kutia me nga 50 fishek 7x62
•3 karikatore me fotrolla me nga 8 fishek
•Arme e gjate gjuetie me cante.
Lokacioni 4:
•Iriq metalik
•Jelek i brendshëm Antiplumb
•30 cope mjet i dyshuari Eksploziv TM 100
•1 Uniforme
•Cante e zeze me pajisje te ndihmës se pare
•Adapter per Radiolidhje