Ka arritur në Kosovë ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman.
Radman është pritur në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Jashtme e Kosovë, Donika Gërvalla-Schwarz dhe nga ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Radman të martën do të takohet me krerët e institucioneve të Kosovës.
Nga ora 16:15 është paralajmëruar takimi i tij me kryeministrin Albin Kurti.
{gallery}