Një kontingjent i trupave gjermane të KFOR-it ka mbërritur të enjten në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it, Oezkan Ulutash, i ka uruar mirëseardhje atyre, duke thënë se ardhja e këtij kontingjenti tregon mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për stabilitetin rajonal.
“Ardhja e një kontingjenti të ri të paqeruajtësve gjermanë pasqyron mbështetjen e gjatë të Gjermanisë për misionin tonë dhe për stabilitetin rajonal. Ky kontingjent i shton forcë qëndrimit tonë tashmë të dukshëm dhe fleksibël në të gjithë Kosovën dhe do të kontribuojë në aktivitetet tona të përditshme drejt sigurisë së qëndrueshme, në të mirë të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë”, ka thënë ai.
Siç është bërë e ditur në njoftimin e KFOR-it, këta ushtarakë do të vendosen në Komandën Rajonale të Lindjes.