Në Jarinjë është arrestuar një person lidhur me protestat e dhunshme të majit të vitit të kaluar në veri.
Ai dyshohet për veprat penale “Bashkim për veprimtari kundër kushtetuese, me qellim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës & rrezikim i personave nen mbrojtje ndërkombëtare & sulm ndaj personit zyrtarë & pjesëmarrja në turmë që krye vepra penale dhe huliganizëm”.
“Zveçan 29.05.2023 - nn. Lidhur me veprat e cekura penale, më 10.05.2024, në pikën e kalimit kufitar Jarinje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të prokurorisë speciale, është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia.
Më 29 maj, serbët ishin mbledhur në komunat në veri të vendit për të kundërshtuar zgjedhjen e kryetarëve shqiptarë. Ata kishin tentuar katër ditë më herët të parandalonin hyrjen e kryetarëve në zyret e tyre, por ishin përleshur me Policinë dhe situata më pas kishte eskaluar në përplasje edhe me trupat e KFOR-it e protestuesve. Disa ushtarë të KFOR-it ishin lënduar. Protestuesit kishin sulmuar edhe Policinë e gazetarët në terren.