Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktakuzën ndaj 44 personave për sulmin terrorist në “Banjskë” të Zveçanit më 24 shtator 2023.
Me 6 dhjetor, Themelorja në Prishtinë i kishte refuzuar si të pabazuara kërkesat për hedhje të aktakuzës nga mbrojtësit e tre prej të akuzuarve. Tani ndaj këtij vendimi kishin apeluar mbrojtësit e tre prej të akuzuarve. E Apeli ka vërtetuar aktakuzën.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq janë nën paraburgim. Tre të pandehurit ishin deklaruar të pafajshëm në tetor të vitit të kaluar.
Listës prej 44 personave fizikë dhe juridikë të akuzuar për sulmin terrorist i prin Milan Radoiçiq.
LEXO EDHE: