Arbëri

Ankesat për fletëvotimet e pavlefshme, ekipi i PZAP-së në QNR

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve

Procesi i numërimit të votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar. 

Gjatë pasdites të së hënës në këtë qendër ka qëndruar edhe një ekip i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat për fletëvotime të pavlefshme. 

Ky ekip ka marrë të dhëna nga 11 vendvotime. 

Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 124 vendvotime nga gjithsej 187 sa janë në total apo 66.31 për qind nga votat me postë janë numëruar deri në mëngjesin e së hënës. 

Nga numërimi i këtyre votave, me 52.72 për qind të tyre prin Lëvizja Vetëvendosje. Lidhja Demokratike e Kosovës është e dyta me 29.80 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 7.98 për qind.