Anëtarët e Komisionit parlamentar hetimor për menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kanë dorëzuar kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se qëllimi është "zbardhja e së vërtetës" se çfarë ka ndodhur me procesin e zgjedhjes së stafit nëpër ambasada.
Kadrijaj ka shtuar se shkeljet janë te zgjedhja e ambasadorëve.
Kurse Ariana Musliu-Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka theksuar se shpreson që "meritokracia do të kthehet në MPJD".