Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se është e rëndësishme që qeveria e re e Kosovës të formohet në kohë.
“Kam takuar sot Glauk Konjufcën, kryetar i Parlamentit të Kosovës. Kemi folur për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe rëndësinë e formimit të qeverisë me kohë. Po ashtu kemi diskutuar se si mund të bëhet përparim në përfaqësimin e komuniteteve joshumicë, përfshirë serbët e Kosovës, në ekonominë dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.
Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje e Glauk Konjufcës fitoi mbi 40 për qind të votave, pas procesimit të mbi 96 për qind të votave nga procesi i numërimit të votave për kandidatët, pa u numëruar votat e diasporës dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara dhe votat me kusht.
Aktualisht, VV-ja nuk mund ta sigurojë shumicën në Kuvend e vetme. Tre liderët e partive opozitare kanë thënë se s’do të bëjnë koalicion me VV-në.